FTK dhe UNICEFI së bashku për angazhimin më aktiv të baballarëve në kalimin e kohës së lirë me fëmijët e tyre

Pjesëmarrja e Fondacionit Together në Konferencën “Sexuality and Youth in Albania - Cultural Context, Behaviour and the Media”

Fondacioni Together Kosova mori pjese në Konferencën “Sexuality and Youth in Albania - Cultural Context, Behaviour and the Media” e mbajture ne Tirane me datat 11 dhe 12 shkurt. Rreze Hoxha dhe Florim Gallopeni prezantuan punën dhe progresin e ueb faqes për këshillim online për te rinjtë www.nukjevet.net
Rreze Hoxha, asistente e projekteve dhe ueb administratore, prezantoi statistikat në përgjithësi dhe ato në lidhje me temën e shtjelluar në konferencë.
Florim Gallopeni, psikolog, ekspert në faqen nukjevet.net, prezantoi pyetjet më të shtruara në lidhje me seksualitetin.

Prezantimi i uebfaqes www.nukjevet.net në qendrën për aktivitete në bashkëpunim me The Ideas Partnership

Me 3 dhjetor ekipi i Fondacionit Together Kosova, ishin në Fushë Kosovë, në qendrën për aktivitete për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptjanë. Para grupit të vajzave 10-15 vjec e prezantuam uebfaqen www.nukjevet.net në kuadër të aktiviteteve në bashkëpunim me The Ideas Partnership

Seminari i mbajtur në Strugë

Fotografi nga seminari i mbajtur në Strugë, gjatë diskutimeve për uebfaqen këshilluese www.nukjevet.net, ku ekspertët e grupit këshillues ndanë secili idetë dhe sugjerimet e tyre rreth hapave të ardhshëm që duhen ndërmarrur, në mënyrë që të vazhdojmë drejtë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Ligjërata e mbajtur në shkollën fillore ''Iliria"

Fondacioni Together Kosova me 3 maj 2017 ishte në shkollën fillore "Iliria" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre etj.

Ligjëratat e mbajtura në shkollat fillore "7 Marsi" dhe "Shkëndija"

Fondacioni Together Kosova me datën 4 maj 2017 ishte në shkollat fillore "7 Marsi" dhe "Shkëndija" në Suharekë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Takimi mujor me grupin këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net

Me datë 04.05.2017, në zyret e Fondacionit Together Kosova u mbajt takimi mujor me grupin këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net. Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e uebfaqes, prurjet e reja në grupin këshillues, përmirësimin e shërbimeve të ofruara etj.

Ekspertët e uebfaqes www.nukjevet.net

Që nga data 1 Maj 2017, grupit këshillues të web faqes këshilluese www.nukjevet.net, iu bashkua psikologia Albulena Bylykbashi Zaimi, të cilës i urojmë punë të mbarë dhe e falenderojmë për gatishmërinë që të japë kontributin e saj për rininë tonë në formë vullnetare.

Ligjëratat e mbajtura në shkollën fillore "Emin Duraku" dhe shkollën e mesme "Skenderbeu" në Kaçanik

Fondacioni Together Kosova me datë 10.05.17 ishte në shkollën fillore "Emin Duraku" dhe shkollën e mesme "Skenderbeu" në Kaçanik, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta dhe të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Ligjëratat e mbajtura në shkollat fillore "Fan Stilian Noli" dhe "Dëshmorët e Kombit" në komunën e Kamenicës

Ligjëratat informuese mbi shëndetin mendor, edukimin seksual dhe prezantimin e www.nukjevet.net nëpër shkollat fillore dhe të mesme nëpër Kosovë po vazhdojnë.
Me datë 11.05.2017 Fondacioni Together Kosova ishte në shkollat fillore "Fan Stilian Noli" dhe "Dëshmorët e Kombit" në komunën e Kamenicës.

Ekspertët e uebfaqes www.nukjevet.net

Që nga data 1 Maj 2017, grupit kshillues të web faqes këshilluese www.nukjevet.net, iu bashkua psikologu Vigan N Behluli, të cilit i urojmë punë të mbarë dhe e falenderojmë për gatishmërinë që të japë kontributin e tij për rininë tonë në formë vullnetare.

Ligjërata e mbajtur në shkollën e mesme "7 Shtatori" në Prishtinë

Fondacioni Together Kosova me datë 17.05.17 ishte në shkollën e mesme "7 Shtatori" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Praktikantët e rinj

I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë, Albulena Kërleshi, e cila do të kryejë praktikën shkollore në Fondacion Together Kosova.

Ligjëratat e mbajtura në shkollën e mesme "Gjin Gazulli" në Prishtinë

Me datë 18.05.17, Fondacioni Together Kosova ishte në shkollën e mesme "Gjin Gazulli" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj

Ligjëratat e mbajtura në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë.

Cikli i ligjëratave informuese mbi rëndësinë e shëndetit mendor, edukimit seksual dhe këshillimit, të mbajtura në mëse 7 komuna të Kosovës nga Fondacioni Together Kosova, ka përfunduar me datë 18.05.2017, në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë.
Fondacioni Together Kosova do të jetë çdo herë përkrah të rinjëve.

Takimi mujor i grupit këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net

Me datë 14.06.2017, në zyret e FTK-së, u mbajt takimi mujor i grupit këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net. Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e uebfaqes si dhe u certifikua anëtarja më e re e Bordit të FTK-së Uta Ibrahimi, për arritjen e saj të fundit - ngjitjen në majen më të lartë në botë.
Fondacioni Together Kosova, do të vazhdojë me takimet të cilat gjithmonë kanë për qëllim, ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe të qenurit sa më afër të rinjve tanë!

Praktikantët e rinj

I urojme mireseardhjen ne ekipin tone, Hayley Huge, e cila do te kryeje praktiken shkollore ne Fondacion Together Kosova