Këshillimi online për të rinjët në Kosovë – Dhjetor 2012 – Prill 2013

NUKJEVET.NET ofron një platformë të përshtatshme dhe një ambient të sigurt për të rinjtë që të flasin në mënyrë anonime, në lidhje me çështjet e ndjeshme që u përkasin atyre. Projekti ofron këshillim online falas 24/7 nga ana e ekspertëve më të mirë në vend, në mënyrë anonime për të rinjtë mbi çështje të shëndetit mendor dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ata, derisa ata po rriten. Në këtë ueb faqe www.nukjevet.net të rinjtë mund të konsultohen online dhe gjithashtu mund të lexojnë artikuj me tema të ndryshme. Sipas statistikave numri aktual i vizitorëve të kësaj faqe interneti është 1.234.530 vizitorë.