Monitorimi dhe Vlerësimi i Trajnimeve (CDBE) – Maj 2013 – Gusht 2013

Projekti është bazuar në miratimin e një qasje sistematike për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë (CDBE) kishte fokusin mbi zbatimin e masave në kuadër të strategjisë sektoriale me qëllim forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e menaxhimit të shkollës dhe udhëheqjes, për të ngritur mësuesit në zhvillim profesional dhe mbështetjen e programeve të arsimit joformal si një pjesë përbërëse e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.
Në të gjitha këto intervenime të ndryshme janë duke u zbatuar ndryshime të tilla si kurse dhe trajnime; kurse relevante në kontekstin e kësaj konsulence ishin trajnimi i mësuesve për Matematikë, trajnimi i mësuesve në EMIS dhe Shkenca Natyrore për klasat e 1-5.