6 vjet bashkë

Në Ditën e Rinisë u bënë 6 vjet që Fondacioni Together Kosova i dhuroi rinisë më shumë se fjalë. I dhuroi një prej platformave më të sukseshme që qëndron e hapur, e disponueshme dhe e qasshme për rininë jo vetëm në ditën e Rinisë, por përditë.
Me anonimitet të plotë, të mbrojtur dhe të pacenueshëm rinia tash e 6 vjet ka një hapsirë që ia kujton secilit/ës të ri/re që ne nuk jemi vetë në pyetjet, komentet tona e sfidat me të cilat përballemi përditë.