Gjysmë Maratona Prishtina 2016

 

Fondacioni Together Kosova është pjesë e Gjysmë Maratonës që nga viti 2013 me qëllim të promovimit të stilit të shëndetshëm të jetës në mes të të rinjëve. Përveç kësaj, Gjysmë Maratona 2016 ka qenë e fokusuar në prindër (baballarët), me qëllim të nxitjes së baballarëve të kyçen në përkujdesjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, këtë herë përmes leximit.

Në ditën e gjysmë maratonës, baballarë të famshëm nga e gjithë Kosova janë intervistuar për të ndarë me ne se si ata janë të përfshirë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.