Këshillimi online për orientimin në karrierë – www.nukjevet.net – Maj 2011 – Prill 2012

Projekti kishte si synim funksionalizimin e një pyetësori online për orientim në karrierë, në mënyrë që të siguronte mbështetje me një mori informacionesh të dobishme që rrjedhin nga raporti, si dhe të sigurojë të dhënat psikometrike nga pyetësorët e përdorur, duke i përshtatur ato me kulturën tonë.

Projekti ka rezultuar me botimin e pyetësorit në ueb faqen www.nukjvet.net, ku të rinjtë mund ta plotësojnë atë dhe në bazë të rezultatit që ata marrin, mund t’i ndihmojë ata në zgjedhjen e karrierës së tyre.