Këshillimi online për të rinjët në ankth – Shkurt 2010 – Prill 2011

Projekti kishte për qëllim të zhvilloj një ueb faqe interaktive të internetit për të rinjtë në Kosovë e cila ofron këshillim online. Ky projekt siguroj lansimin e ueb faqes interaktive www.nukjevet.net , e cila ofron këshillim online për adoleshentët në Kosovë dhe e cila përbëhet nga 25 ekspertë nga fusha të ndryshme të tilla si psikolog, dermatolog, mjekë, gjinekologe etj.

Ky projekt ju mundëson të rinjëve kosovarë të shprehin çështjet dhe problemet e tyre me të cilat ata ballafaqohen dhe marrin përgjigje nga ekspertët brenda 72 orëve.
Për më tepër, ueb faqja ofron artikuj edukativ të shkruar nga ekspertë dhe psikologët që mbulojnë temat që ngriten zakonisht nga të rinjtë. Sipas statistikave numri aktual i vizitorëve të kësaj faqe interneti është 47.270 vizitorë.