Parandalimi i dhunës te bashkëmoshatarët – Mars 2011 – Nëntor 2011

Projekti kishte për qëllim të trajnojë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për identifikimin, parandalimin dhe uljen e nivelit të dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollat fillore, si dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve.

Projekti rezultoi me: trajnimin e 45 drejtorëve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore, të cilët u trajnuan nga eksperti slloven për zbatimin dhe trajnimin e mësimdhënësve të tjerë të cilët nuk ishin të përfshirë direkt në projekt.

Projekti ka vazhduar me trajnimin e më shumë se 900 mesimdhënësve nga 10 shkolla të tjetra në rajonin e Prishtinës.
Si rezultat, të gjitha aktivitetet e mësuara nga trajnimet janë zbatuar me më shumë se 4500 nxënës në total në 20 shkolla të Prishtinës. Projekti rezultoi me një Konferencë Kombëtare për Parandalimin e Dhunës së Bashkëmoshatarëve në Kosovë e cila u mbajtë gjatë muajit tetor 2010.